‘Zhdukja e opozitës’ – Mustafa: Pyesni çfarë pune po bën Albini

Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, reagoi për mburrjen e kryeministrit Albin Kurti që në rast se përballet me opozitën në zgjedhje do t’i mposhtte keq deri në zhdukje. Mustafa në reagimin e tij iu referua të kaluarës dhe regjistrit të punëve që kishte kryer kur e humbi Prishtinën dhe kjo deklaratë e sotme e kryeministrit…

Lajme

18/09/2023 19:04

Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, reagoi për mburrjen e kryeministrit Albin Kurti që në rast se përballet me opozitën në zgjedhje do t’i mposhtte keq deri në zhdukje.

Mustafa në reagimin e tij iu referua të kaluarës dhe regjistrit të punëve që kishte kryer kur e humbi Prishtinën dhe kjo deklaratë e sotme e kryeministrit nuk e habit pasi përputhet me veprimtarinë e tij dhe të partisë së tij që “nuk po lodhet shumë as për ekonominë, investimet, shkollat, spitalet… në vend të kësaj po i sjell në gisht analfabetët funksional dhe kopjuesit e tij politik me retorikë propaganduese milimetrike”.

Mustafa shton tutje se duhet ndryshuar qasja dhe duhet pyetur kryeministrin Kurti ku duhet të pëqendrim në llogaridhënie.

“Atëherë u bashkuan të gjithë me z. Kurti kundër LDK-së;  të gjithë këta që sot duan ta rrëzojnë. Deklarata e z. Kurti korrespondon me mënyrën se si erdhi në pushtet. Qartë se ai nuk po lodhet shumë as për ekonominë, investimet, shkollat, spitalet… në vend të kësaj po i sjell në gisht analfabetët funksional dhe kopjuesit e tij politik me retorikë propaganduese milimetrike. Askush nga ta nuk shtron pyetjen se çfarë po punon Albini e ku po i mban duart,  por çfarë thotë Albini, i cili e ka kuptuar mirë logjikën e opinionit. Prandaj para se të ndërrohet Albini, duhet të ndryshojë opinioni.”