2.2 miliardë njerëz të rrezikuar nga Virusi Zika

Në një hartë të publikuar nga revista Elife, rezulton se mbi dy miliardë njerëz jetojnë në pjesë të ndryshme të botës, ku virusi i shumë përfolur Zika, i shkaktuar nga mushkonja Aedes, mund të përhapet.

Bota

21/04/2016 10:19

 

Sipas këtij studimi, nga kontinentet, Evropa është më pak e rrezikuar nga ky virus, i cili mund të shpërndahet me raste individuale, por jo si epidemi.

Studiuesi, Oliber Brady nga Universiteti i Oksfordit tha për BBC së se hartat e dala nga studimi, ofrojnë një pamje të qartë të kushteve gjeografike dhe mjedisore të vendeve ku gjendet mushkonja Aedes, që e shkakton virusin Zika.

Sipas hulumtuesve, zonat e Amerikës së Jugut, janë zona të ndjeshme në të cilat mund të ‘lulëzojë’ ky virus. Zonat që shtrihen në afërsi të bregdetit dhe qytetet përreth lumit Amazon, janë më të rrezikuarat. Ndërsa, në SHBA, Florida dhe Texasi rrezikohen për shkak të temperaturave të larta gjatë verës.

Duke u bazuar në këtë studim, përveç Amerikës, edhe kontinentet Azi dhe Afrikë rrezikohen nga virusi Zika, në të cilët tashmë ka një numër të konsiderueshëm të njerëzve të prekur nga Zika.

Përhapja e këtij virusi nëpër botë shkaktojë këtë vit një gjendje emergjente shëndetësore, pasi që qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, konfirmoi se ky virus shkakton defekte të rënda të lindjes tek fëmijët, ku foshnjat lindin me trurë të pazhvilluar.