Zyrtare: Malcolm Armstead rikthehet te Prishtina

Basketbollisti Malcolm Armstead është rikthyer në Sigal Prishtinë. Skuadra nga kryeqyteti e ka zyrtarizuar sot fundorin amerikan, i cili do t’i mbrojë ngjyrat “bardhekaltër” deri në fund të këtij sezoni. Armstead së fundmi ishte pjesë e Golden Eagle Yllit dhe Pejës, ndërsa u rikthye në klubin ku luajti në vitin 2019. Ai llogaritet si lojtar…

Sport

21/11/2023 11:01

Basketbollisti Malcolm Armstead është rikthyer në Sigal Prishtinë.

Skuadra nga kryeqyteti e ka zyrtarizuar sot fundorin amerikan, i cili do t’i mbrojë ngjyrat “bardhekaltër” deri në fund të këtij sezoni.

Armstead së fundmi ishte pjesë e Golden Eagle Yllit dhe Pejës, ndërsa u rikthye në klubin ku luajti në vitin 2019.

Ai llogaritet si lojtar vendor pasi e posedon pasaportën e Kosovës.

Me Pejën në këtë edicion i kishte 11 paraqitje në krejt garat me një mesatare prej 6,6 pikësh për ndeshje.