Zyrtare: KF Prishtina e Re nënshkruan me mesufshorin që është shpallur dy herë kampion i Rumanisë

KF Prishtina e Re ka nënshkruar me mesfushorin rumun Carlo Casap, i cili vjen si një përforcim i rëndësishëm për repartin e mesfushës. Casap, 26-vjeçar, është rritur në akademinë e famshme Hagi në Rumani dhe gjatë karrierës së tij ka përfaqësuar klube të njohura rumune si FC Viitorul, Concordia, FCV Farul, FC Botoșani, duke grumbulluar…

Sport

25/11/2025 19:58

KF Prishtina e Re ka nënshkruar me mesfushorin rumun Carlo Casap, i cili vjen si një përforcim i rëndësishëm për repartin e mesfushës.

Casap, 26-vjeçar, është rritur në akademinë e famshme Hagi në Rumani dhe gjatë karrierës së tij ka përfaqësuar klube të njohura rumune si FC Viitorul, Concordia, FCV Farul, FC Botoșani, duke grumbulluar përvojë të konsiderueshme në elitën e futbollit rumun.

Ai është dy herë kampion i Rumanisë (2016/17 dhe 2022/23), si edhe fitues i Kupës së Rumanisë në edicionin 2018/19.

Në nivel të kombëtareve, Carlo ka zhvilluar paraqitje me grupmoshat e Rumanisë deri në U21.