Zhegrova pas fitores të Kosovës ndaj Lituanisë: Krenar që përfaqësoj vendin tim

Kosova dje ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve. ”Dardanët” e mposhtën në udhëtim kombëtaren e Lituanisë, me rezultat 2:1 Golashënuesit që i dhuruan rezultatin prej dy golash Kosovës ishin Edon Zhegrova dhe Ermal Krasniqi. Zhegrova përmes një postimi në profilin zyrtar në Instagram, tha se është i lumtur me golin dhe…

Sport

13/10/2024 15:15

Kosova dje ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve.

”Dardanët” e mposhtën në udhëtim kombëtaren e Lituanisë, me rezultat 2:1

Golashënuesit që i dhuruan rezultatin prej dy golash Kosovës ishin Edon Zhegrova dhe Ermal Krasniqi.

Zhegrova përmes një postimi në profilin zyrtar në Instagram, tha se është i lumtur me golin dhe ndihet krenar që përfaqëson Kosovën.

”Bravo ekipit që fitoi! I lumtur për të shënuar një gol tjetër. Krenar që përfaqësoj vendin tim”, ka shkruar Zhegrova./Lajmi.net