Zhduken tre persona gjatë 24 orëve

Tre raste të zhdukjes kanë ndodhur gjatë 24 orëve në vend. Policia raporton për një rast në Gjilan, Prizren dhe një në Vushtrri. Në të tria rastet ende nuk dihet vendndodhja e të zhdukurve, ndërsa hetimet po vazhdojnë për gjetjen e tyre nga policia, raporton lajmi.net. “Fsh. Piranë, Prizren  28.06.2024 – 20:00.  Ankuesi mashkull kosovar,…

Lajme

29/06/2024 08:42

Tre raste të zhdukjes kanë ndodhur gjatë 24 orëve në vend.

Policia raporton për një rast në Gjilan, Prizren dhe një në Vushtrri.

Në të tria rastet ende nuk dihet vendndodhja e të zhdukurve, ndërsa hetimet po vazhdojnë për gjetjen e tyre nga policia, raporton lajmi.net.

“Fsh. Piranë, Prizren  28.06.2024 – 20:00.  Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”

“Vushtrri 28.06.2024 – 08:00.  Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur, nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti duke u hetuar.”

“Rr. Beteja e Koshares, Gjilan 27.06.2024 – 10:00. Më 28.06.2024 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në datën e cekur, ka dalë nga shtëpia babai i tij dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti duke u hetuar.” /Lajmi.net/