Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, prejnë shirita për punët të cilat janë bërë nga unë si ministër
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar sot ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke i quajtur mashtruesë e të paaftë Ai tha se projekti për ndërtimin e QKMF-së në Mamushë ishte nënshkruar dhe nisur gjatë mandatit ku ai ka shërbyer si ministër i shëndetësisë. “JU JENI DEFINICIONI I PROPAGANDËS! Sot,…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar sot ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke i quajtur mashtruesë e të paaftë
Ai tha se projekti për ndërtimin e QKMF-së në Mamushë ishte nënshkruar dhe nisur gjatë mandatit ku ai ka shërbyer si ministër i shëndetësisë.
“JU JENI DEFINICIONI I PROPAGANDËS! Sot, kryeministri Kurti e ministri Vitia u krenuan me përurimin e QKMF-së në Mamushë, projekt ky i nënshkruar dhe nisur gjatë qeverisjes sime si ministër i Shëndetësisë .Pra, thënë shkurt e qartë këta dalin në fotografi duke prerë shirita, për punët të cilat janë bërë nga unë si ministër, e mjetet të cilat i kemi siguruar ne si Qeveri gjatë vitit 2021. Dhe pa asnjë etikë e moral, GËNJEJNË!”, ka thënë ai.
Kështu ai tha se ata janë të paaftë e mashtrues.
“Të paaftë, të dobët, mashtrues…Sepse për 4 vite s’kanë realizuar asgjë, e disi duhet bërë propagandë! Shëndetësinë e keni fundosur! 9 shkurti, do t’ua tregojë vendin!”, tha tutje ai.