AAK demanton deklaratën e Qeverisë për pagat e FSK-së: Edhe ushtarët me përvojë paguhen më pak se €600

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili ka reaguar pas deklaratës së zëdhënëses së Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashit se paga e një ushtari është 616 euro. Kjo deklaratë e saj ka ardhur pasi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë paga e një ushtari është 400 euro, shkruan lajmi.net. Xhemaili përmes një…

Lajme

04/09/2024 17:29

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili ka reaguar pas deklaratës së zëdhënëses së Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashit se paga e një ushtari është 616 euro.

Kjo deklaratë e saj ka ardhur pasi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë paga e një ushtari është 400 euro, shkruan lajmi.net.

Xhemaili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot, një zyrtar qeveritar tentoi të mburrej me pagën e ushtarëve prej €600 ndonëse sipas tij realiteti është ndryshe.

“Rekrutët e FSK-së, shtylla kurrizore e ushtrisë sonë, marrin vetëm €205 në muaj (€410 për 8 javë} . Edhe ushtarët me përvojë paguhen më pak se €600 të pretenduara – paga e tyre bruto është €588. Këto shifra janë turpëruese për një shtet që pretendon të vlerësojë forcat e veta të armatosura. Në Ukrainë, lufta po fitohet nga rekrutët. A nuk meritojnë edhe rekrutët tanë më shumë?

Qeveria duhet të ndalojë propagandën dhe të fillojë të investojë seriozisht në ushtarët tanë. Forca e një ushtrie qëndron te njerëzit e saj, jo te fjalimet boshe”, ka shkruar Xhemaili në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij në Facebook: