“Vrasje në tentativë” në Prishtinë, plagoset me armë zjarri një person – kjo është gjendja e tij

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Sheshi i Arbrit” në Prishtinë. Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:00, ndërsa sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima është gjetur e plagosur në vendin e ngjarjes dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Policia ka bërë të…

Lajme

16/08/2026 09:23

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Sheshi i Arbrit” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:00, ndërsa sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima është gjetur e plagosur në vendin e ngjarjes dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Policia ka bërë të ditur se dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe vazhdojnë të jenë në arrati. Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e të plagosurit është konfirmuar për lajmi.net nga drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Syla ka bërë të ditur se pacienti është trajtuar në Emergjencë dhe, pas ekzaminimeve të nevojshme, është konstatuar se gjendja e tij është stabile.

“Është trajtuar në QE një i plagosur me plagë skllopetare, 1996 i lindur, gjendja është stabile për momentin, janë kry ekzaminimet e nevojshme, do të vazhdojë trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale”, ka deklaruar Syla.

Ndërkohë, njësitet kompetente policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e të dyshuarve. /Lajmi.net/