Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: E ndjera për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Pejë kanë reaguar për vrasjen e gruas në këtë qytet. Kjo drejtori ka treguar se Gjyljeta Ukella ka qenë punonjëse në këtë drejtori si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. Nga kjo drejtori janë ndjerë të tronditur nga vrasja e koleges së tyre. “Të tronditur thellë…

Lajme
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Pejë kanë reaguar për vrasjen e gruas në këtë qytet.
Kjo drejtori ka treguar se Gjyljeta Ukella ka qenë punonjëse në këtë drejtori si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.
Nga kjo drejtori janë ndjerë të tronditur nga vrasja e koleges së tyre.
“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë, punëntores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella.
E ndjera Gjyljetë per dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.
Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe dhe urtësinë që e ka karakterizu përsonalitetin e Gjyljetes.
U prehshë në parajsë !”