Votohen tri projektligje të cilat janë në përputhje me legjislacionin e BE-së

Komisioni për Integrime Evropiane në mbledhjen e sotme ka miratuar tri projektligje të cilat janë në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Me gjashtë vota pro është votuar projektligji për regjistrin e pronarëve fitues, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë në legjislacionin e BE-së. Po me gjashtë vota është miratuar edhe projektligji…

Lajme

03/10/2024 12:28

Komisioni për Integrime Evropiane në mbledhjen e sotme ka miratuar tri projektligje të cilat janë në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Me gjashtë vota pro është votuar projektligji për regjistrin e pronarëve fitues, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë në legjislacionin e BE-së.

Po me gjashtë vota është miratuar edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe ministrat, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Po ashtu në këtë takim është miratuar dhe projektligji për Ligjin për kundërvajtje, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Pas përfundimit të procesit të  votimit kryetarja e komisionit, Rrezarta Krasniqi, ka bërë thirrje për takim me delegacionin gjerman në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.