Von der Leyen: Kosova të ndërtojë institucione të forta dhe të finalizoj hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka vizituar sot Kosovën ku është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Ajo ka dhënë detaje në lidhje me këto takime përmes një postimi në rrjetin social “X”. Von der Leyen ka thënë se mbeten të përkushtuar ndaj një të…

Lajme

15/10/2025 15:43

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka vizituar sot Kosovën ku është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ajo ka dhënë detaje në lidhje me këto takime përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Von der Leyen ka thënë se mbeten të përkushtuar ndaj një të ardhmeje ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Unionit tonë.

“Për këtë, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ndërtojë institucione të forta. Ul tensionet në vend. Gjithashtu, Kosova duhet të finalizojë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes”, ka shkruar Von der Leyen në rrjetin social “X”.

Në lidhje me këtë takim, detaje ka dhënë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Kosova është gati të ecë përpara me përkushtim, me reforma të suksesshme dhe me besim të palëkundur në të ardhmen evropiane. Kënaqësi e veçantë ta mirëpres sërish sot në Republikën e Kosovës Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Së bashku diskutuam për zbatimin e Planit të Rritjes, për rëndësinë e heqjes së masave të padrejta ndaj vendit tonë, si dhe për hapat tutje në rrugën drejt integrimit tonë në Bashkimin Evropian. Mbështetja e Komisionit Evropian për Kosovën në këtë proces mbetet thelbësore”, ka shkruar Osmani.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ende nuk ka dhënë detaje për takimin. Ai është takuar me Presidenten e Komisionit Evropian në Kuvendin e Kosovës, pasi që nga BE muaj më parë kanë deklaruar se nuk do të takohen në zyrat e Qeverisë së Kosovës me asnjë zyrtarë qeveritar, derisa të formohet një Qeveri e re. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Von der Leyen: