“Veç një cisternë me ujë, një shofer dhe një zjarrfikës” – Zjarrfikësit e Prishtinës në hall me mungesë të stafit

Zajrrfikësit në Kosovë po ballafaqohen me probleme të ndryshme, duke përfshirë kushtet e punës, rrezikshmërinë, dhe staf jo të kompletuar. Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni, ka shkuar tek reparti i zjarrfikësve në Prishtinë, të cilët kanë rrëfyer kushtet e tyre të punës. Ata thonë se kanë mungesë të stafit dhe të pajisjeve për të shuar…

Lajme

23/04/2024 11:02

Zajrrfikësit në Kosovë po ballafaqohen me probleme të ndryshme, duke përfshirë kushtet e punës, rrezikshmërinë, dhe staf jo të kompletuar.

Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni, ka shkuar tek reparti i zjarrfikësve në Prishtinë, të cilët kanë rrëfyer kushtet e tyre të punës.

Ata thonë se kanë mungesë të stafit dhe të pajisjeve për të shuar zjarret, ndër ankesat e tjera për ta janë edhe rrugët në Prishtinë, të cilat janë shumë ngushta për kryerjen e detyrave të tyre.

Pagat dhe sigurimi shëndetësor mbeten edhe një ndër ankesat e zjarrfikësve, kjo pasi që puna e tyre përbën rrezikshmëri të lartë. /Lajmi.net/

Video: