Vdes në QKUK një grua që u lëndua në një aksident trafiku që ka ndodhur në Mitrovicë pesë ditë më parë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 17 korrik të këtij viti në jug të Mitrovicës. Dyshohet se një vozitës mashkull ka goditur me veturë nga pakujdesia një veturë tjetër që po drejtonte një grua. Për pasojë janë lënduar dy vozitësit dhe katë pasagjeret femra, që janë dërguar në tretman mjekësor, shkruan lajmi.net. Policia…

Lajme

23/07/2026 09:38

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 17 korrik të këtij viti në jug të Mitrovicës.

Dyshohet se një vozitës mashkull ka goditur me veturë nga pakujdesia një veturë tjetër që po drejtonte një grua.

Për pasojë janë lënduar dy vozitësit dhe katë pasagjeret femra, që janë dërguar në tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.

Policia ka njoftuar se dje ka ndërruar jetë në QKUK njëra nga të lënduar, trupi i pajetë i të cilës është dërguar në IML për obduksion.

“Mitrovicë Jug  17.07.2026-14:15.  Dyshohet se vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pa kujdesia ka goditur veturën tjetër me vozitëse femër kosovare. Si pasojë janë lënduar të dy vozitësit dhe katër pasagjeret femra kosovare, të cilët janë dërguar në tretman mjekësor. Më 22.07.2026 nga QKUK është njoftuar që njëra nga të lënduarat femër ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/