Vdes e reja që u godit me veturë nga zyrtari policor në Pejë
Ka ndërruar jetë Zana Gjevukaj, vajza e re e cila ishte goditur nga një veturë e drejtuar nga një zyrtar policor në Pejë, në një aksident që ndodhi më 1 prill të këtij viti. Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka bërë të ditur familja përmes një postimi në rrjetin social Facebook. “Ike…

Lajme
Ka ndërruar jetë Zana Gjevukaj, vajza e re e cila ishte goditur nga një veturë e drejtuar nga një zyrtar policor në Pejë, në një aksident që ndodhi më 1 prill të këtij viti.
Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka bërë të ditur familja përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Ike shumë e re shpirt bardha jonë, shpirti yt i bardhë u prehtë në paqe motra ime”, thuhet në njoftimin emocional të familjes.
Zana Gjevukaj kishte mbetur e lënduar rëndë si pasojë e aksidentit dhe prej atëherë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Fatkeqësisht, ajo nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.