Vazhdon seanca për rastin e Liridona Ademajt

Pas një pauze mbi një orë, ka vazhduar seanca për vrasjen e Liridona Ademajt. Në sallë janë kthyer të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Seanca u ndërpre për çështje teknike, pasi nuk po hapnin dot disa pamje që do shfaqeshin në sallë. Në këtë seancë pritej të dëshmonte edhe babai i Naim…

Lajme

24/11/2025 13:25

Pas një pauze mbi një orë, ka vazhduar seanca për vrasjen e Liridona Ademajt. Në sallë janë kthyer të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Seanca u ndërpre për çështje teknike, pasi nuk po hapnin dot disa pamje që do shfaqeshin në sallë.

Në këtë seancë pritej të dëshmonte edhe babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, por që i njëjti mungoi.

Kryetarja e trupit gjykues lexoi dëshminë që Shaban Murseli kishte dhënë në polici më 6 dhjetor të vitit 2023, pak ditë pasi kishte ndodhur vrasja e Liridona Ademajt.