Vasfije Krasniqi flet në marshin “Drejtësi, jo politikë”: Kjo liri nuk erdhi vetvetiu
Aktivistja Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka marrë fjalën në protestën “Drejtësi, jo politikë”, që po mbahet aktualisht në kryeqytet. Në fjalimin e saj para qindra qytetarëve të mbledhur në shesh, Krasniqi theksoi se liria e Kosovës nuk erdhi rastësisht, por ishte rezultat i sakrificës dhe përkushtimit…
Lajme
Aktivistja Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka marrë fjalën në protestën “Drejtësi, jo politikë”, që po mbahet aktualisht në kryeqytet.
Në fjalimin e saj para qindra qytetarëve të mbledhur në shesh, Krasniqi theksoi se liria e Kosovës nuk erdhi rastësisht, por ishte rezultat i sakrificës dhe përkushtimit të shumë njerëzve.
“Kjo liri nuk erdhi vetvetiu. Faleminderit që i shërbyet atdheut kur më së shumti kishte nevojë,” u shpreh ajo, duke kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Ajo përmendi me emër Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke thënë se ata duhet të lirohen pasi, sipas saj, “e mbrojtën popullin e vet”.
Qindra qytetarë kanë mbushur sheshin e Prishtinës, duke kërkuar drejtësi, në kohën kur procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë po shkon drejt përmbylljes. Protesta po zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa organizatorët po mbajnë fjalime para turmës së mbledhur. /Lajmi.net/