“Vandalizëm” – Në Lakrishtë dikush po dëmton veturat në parking, qytetarët thonë se nxënësit po shkruajnë fjalë banale
Në lagjen Lakrishtë të Prishtinë, saktësisht afër shkollës “Shtjefën Gjeçovi”, qytetarët që po i parkojnë veturat po përballen me një problem serioz. Veturat e tyre po dëmtohen qëllimisht duke shkruar fjalë banale mbi to, shkruan lajmi.net. Vrojtuesit e Lagjes, duke cituar atë se çka ka thënë një nga qytetarët dyshojnë se këtë po e bëjnë…

Lajme
Në lagjen Lakrishtë të Prishtinë, saktësisht afër shkollës “Shtjefën Gjeçovi”, qytetarët që po i parkojnë veturat po përballen me një problem serioz.
Veturat e tyre po dëmtohen qëllimisht duke shkruar fjalë banale mbi to, shkruan lajmi.net.
Vrojtuesit e Lagjes, duke cituar atë se çka ka thënë një nga qytetarët dyshojnë se këtë po e bëjnë nxënësit.
“Ne lagjen Lakrishte ngjitur me shkollën “Shtjefën Gjeçovi”, ku lagja është viktimë prej nxënësve në shkollë, vandalizëm në të gjitha aspektet, dëmtojnë çdo gjë e sot ke një lloj kulmi që duhet me u shpërnda, sa kalova n lagje edhe bona foto disa veturave sepse pat ende tjera me këtë vandalizëm”, ka shkruar një nga qytetarët.