Vajza e Donald Trump dhe dhëndrri të shoqëruar nga 80 arkitektë, e vizitojnë Zvërnecin

Sot në Shqipëri, ndodhen vajza e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trumpit, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner. Jared Kushner ka mbërritur i shoqëruar nga një delegacion në zonën e Ujit të ftohtë. Mësohet se Kushner është i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Ivanka Trump. Siç është raportuar në media, aty do të…

Lajme

21/01/2026 13:41

Sot në Shqipëri, ndodhen vajza e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trumpit, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner.

Jared Kushner ka mbërritur i shoqëruar nga një delegacion në zonën e Ujit të ftohtë. Mësohet se Kushner është i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Ivanka Trump.

Siç është raportuar në media, aty do të zhvillojnë një takim për të diskutuar më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit. Sipas informacioneve do të zhvillohet një takim nëpërmjet Jared Kushner me një studio arkitekturore ku do të diskutohet për mënyrën e realizimit të projektit, investimit në ishullin e Sazanit. Nuk do të jetë takim me përfaqësues të pushtetit.