Tyson Fury i pamposhtur, nokauton Chisora dhe mbron titullin kampion të peshave të rënda
Tyson Fury ka mbrojtur edhe njëherë titullin kampion të peshave të rënda në WBC. Në takimin e tij të tretë me britanikun, Derek Chisora, ishte Fury që triumfoi. U zhvillua një duel mjaft interesant, me fitues në fund Tyson Fury, shkruan lajmi.net. ‘Gipsy King’, iu deshën 10 raunde për të mposhtur me nokaut teknik Chisora…
Sport
Tyson Fury ka mbrojtur edhe njëherë titullin kampion të peshave të rënda në WBC.
Në takimin e tij të tretë me britanikun, Derek Chisora, ishte Fury që triumfoi.
U zhvillua një duel mjaft interesant, me fitues në fund Tyson Fury, shkruan lajmi.net.
‘Gipsy King’, iu deshën 10 raunde për të mposhtur me nokaut teknik Chisora në ‘Tottanham Hotspurs Stadium’.
Tyson Fury në këtë meç u fut me një rekord 32-0-1, me 23 nokaute të regjistruara
Dereck Chisora në anën tjetër ka 33-12. Edhe ai ka 23 nokaute të regjistruara në fitoret e tij.
Dyshja ishin përballur më herët në vitin 2011, kur Fury fitoi me vendim unanim dhe në 2014 kur Fury fitoi me TKO në raundin 10./Lajmi.net/