Trupa britanikë arrijnë në Sllatinë, do të bëjnë stërvitje të përbashkëta me ushtarët e KFOR’it

Njësi të personelit britanik nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire, të caktuara në forcat rezervë të NATO-s, janë kanë mbërritur në Kosovë, ku do të qëndrojnë përkohësisht. Dislokimi është pjesë e një stërvitjeje rutinore të Repetimit Operacional me trupat e tjera të misionit paqeruajtës të KFOR-it. KFOR ka publikuar pamjet nga zbarkimi në Sllatinë të këtyre…

Lajme

18/09/2024 21:46

Njësi të personelit britanik nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire, të caktuara në forcat rezervë të NATO-s, janë kanë mbërritur në Kosovë, ku do të qëndrojnë përkohësisht.

Dislokimi është pjesë e një stërvitjeje rutinore të Repetimit Operacional me trupat e tjera të misionit paqeruajtës të KFOR-it.

KFOR ka publikuar pamjet nga zbarkimi në Sllatinë të këtyre trupave britanikë.

Kjo stërvitje vjen si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin në rajon, duke përgatitur forcat e NATO-s për reagim të shpejtë në rast të ndonjë emergjence.

Mbi 300 trupa britanike kanë ardhur në Kosovë për stërvitje të përbashkëta me ushtarët e KFOR’it.