Trepça rikthen në pronësi një lokal afarist në qendër të kryeqytetit: Vlera e kësaj prone është mbi 900 mijë euro
Trepça ka njoftuar se pas 27 vitesh nga përfundimi i luftës, kanë rikthyer në menaxhim një lokal në qendër të Prishtinës, në rrugën Johan V. Hahn, pranë Hotel Grand, Sheshit Zahir Pajaziti dhe bulevardit Xhorxh Bush. Trepça ka njoftuar se prona përfshin një lokal afarist me sipërfaqe prej 190.75 m², të përbërë nga hapësira kryesore…
Lajme
Trepça ka njoftuar se pas 27 vitesh nga përfundimi i luftës, kanë rikthyer në menaxhim një lokal në qendër të Prishtinës, në rrugën Johan V. Hahn, pranë Hotel Grand, Sheshit Zahir Pajaziti dhe bulevardit Xhorxh Bush.
Trepça ka njoftuar se prona përfshin një lokal afarist me sipërfaqe prej 190.75 m², të përbërë nga hapësira kryesore e lokalit, zyra, nyje sanitare dhe hyrje, si dhe një terasë prej 47 m². Hapësira njihet për publikun si “Tuneli”, një prej lokaleve me traditë në qendër të Prishtinës.
“Bazuar në lokacionin strategjik, karakteristikat e objektit dhe potencialin e tij afarist, vlera e tregut e kësaj prone vlerësohet të jetë mbi 900 mijë euro, në kët zonë, 1 m2 kushton me qira nga 15-17 euro m2, duke e bërë atë një aset me rëndësi të veçantë për ndërmarrjen. Ky rikthim nuk përfaqëson vetëm një fitore juridike dhe institucionale, por edhe një mundësi konkrete për krijimin e të hyrave të qëndrueshme dhe përmirësimin e performancës financiare të ndërmarrjes”, ka njoftuar Trepça.
Ata kanë thënë se ky është sukses i radhës në përpjekjet për identifikimin, mbrojtjen, rikthimin dhe funksionalizimin e pronave të Trepçës, duke forcuar bazën ekonomike dhe pasurinë e saj për brezat e ardhshëm.
“Trepça vazhdon të rikthejë atë që i takon dhe ta shndërrojë pasurinë e saj në vlerë të prekshme ekonomike”, thuhet në reagim. /Lajmi.net/