Thirrje për kujdes nga malaria, IKSHPK: Informohuni para udhëtimit dhe mbroni veten nga mushkonjat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes dhe mbrojtje ndaj malaries, veçanërisht për qytetarët që udhëtojnë në zona ku ekziston rreziku nga kjo sëmundje. Përmes një njoftimi, IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të informohen paraprakisht për rrezikun e malaries para se të udhëtojnë, si dhe të marrin masa…

Lajme

11/08/2026 11:34

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes dhe mbrojtje ndaj malaries, veçanërisht për qytetarët që udhëtojnë në zona ku ekziston rreziku nga kjo sëmundje.

Përmes një njoftimi, IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të informohen paraprakisht për rrezikun e malaries para se të udhëtojnë, si dhe të marrin masa për t’u mbrojtur nga pickimet e mushkonjave.

“Mbrohuni nga malaria!”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të veçantë gjatë qëndrimit në zona me rrezik dhe të përdorin masa mbrojtëse ndaj mushkonjave.

IKSHPK ka theksuar gjithashtu rëndësinë e kërkimit të menjëhershëm të ndihmës mjekësore në rast të shfaqjes së simptomave pas kthimit nga zona të rrezikuara.

“Informohuni para udhëtimit. Mbroni veten nga pickimet e mushkonjave. Kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore nëse shfaqni temperaturë, dhimbje koke, lodhje dhe dobësi, të përziera ose vjellje pas qëndrimit në zona me rrezik për Malarie”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka apeluar që qytetarët të informohen, të marrin masa parandaluese dhe të veprojnë me kohë nëse shfaqin simptoma të dyshimta.

“Për një shëndet më të sigurt – informohuni, parandaloni dhe veproni me kohë”, përfundon njoftimi. /Lajmi.net/