Tërmeti u ndje edhe në Brezovicë, të gjithë turistët janë të sigurt dhe nuk është raportuar asnjë incident
Një tërmet me magnitudë 4.8 shkallë të Rihterit, është regjistruar sot në Kosovë. Epiqendra e tij është regjistruar në Prevallë, 23 km në lindje të Prizrenit. Ky tërmet për shkak të afërsisë, është ndjerë shumë edhe në Brezovicë, por që fatmirësisht nuk ka të lënduar, “Tërmeti i regjistruar sot u ndje edhe në zonën e…
Lajme
Një tërmet me magnitudë 4.8 shkallë të Rihterit, është regjistruar sot në Kosovë.
Epiqendra e tij është regjistruar në Prevallë, 23 km në lindje të Prizrenit.
Ky tërmet për shkak të afërsisë, është ndjerë shumë edhe në Brezovicë, por që fatmirësisht nuk ka të lënduar,
“Tërmeti i regjistruar sot u ndje edhe në zonën e Qendrës së Skijimit Brezovica. Sipas informacioneve të disponueshme, të gjithë mysafirët e akomoduar në mjediset brenda qendrës së skijimit janë të sigurt dhe nuk është raportuar asnjë incident”, ka njoftuar media lokale “Brezovica.info”. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: