Temperaturat e larta rrisin rrezikun nga zjarret, AME apelon për kujdes maksimal
Pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për periudhën me temperaturat e larta, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) lëshon këtë apel urgjent për rritjen e vigjilencës dhe kujdesit të shtuar nga të gjithë qytetarët, me theks të veçantë tek fermerët dhe bujqit. Në këto kushte klimatike, rreziku nga shpërthimi dhe përhapja e shpejtë e zjarreve…
Lajme
Pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për periudhën me temperaturat e larta, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) lëshon këtë apel urgjent për rritjen e vigjilencës dhe kujdesit të shtuar nga të gjithë qytetarët, me theks të veçantë tek fermerët dhe bujqit.
Në këto kushte klimatike, rreziku nga shpërthimi dhe përhapja e shpejtë e zjarreve në fusha dhe pyje vleresohet e lartë, me potencial në rritje të rrezikut.
Përtej masava të ndërmarra me kapacitete në dispozicion, dhe koordinim me të gjitha institucionet e shtetit,
AME-ja kërkon zbatimin e rreptë të masave parandaluese, si në vijim:
Për Fermerët, Bujqit dhe Blegëtorët:
Ndalohen rreptësisht zjarrvëniet në ara pas të korrave, ndalohet rreptësisht djegia e kashtës, mbetjeve korrëse dhe vegjetacionit nëpër ara për arsye të “ashtuquajturës pastrimi për të mbjellat e radhës”.
Ministria e Bujqësisë dhe pylltarisë dhe zhvillimit rural, është në gatishmëri për situatë dhe po përcjellë paralajmërimin me vigjilencën e shtuar.
Kujdes me makineritë:
Kontrolloni sistemet e shkarkimit të gazrave (mbyllësit e shkëndijave) te kombajnat dhe traktorët gjatë korrje-shirjeve.
Pajisjet për shuarjen e zjarrit fillestarë-Bombolat per fikjen e zjarrit mbani të servisuara si dhe rezervuarë me ujë të gatshëm në fushat ku jeni duke punuar.
Mbrojtja e kafshëve:
Siguroni ventilim të mjaftueshëm, hije dhe ujë të bollshëm për bagëtinë nëpër ferma.
Zbatoni orarin e punës sipas rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik- IKSHPK:
Shmangni punët e rënda fizike në fusha të hapura, rrugë dhe ndërtimtari gjatë orëve me temperaturat më të larta, për periudhën nga ora 11:00 – deri në ora 17:00
Masat e përgjithshme për qytetarët:
Mos ndizni zjarre në hapësira gjatë qëndrimeve për piknik, ndeja rasti në natyrë! Secila shkëndijë në kushtet aktuale të motit, mund të jetë e kobshme për zjarre të pa kontrolluara.
Kujdes me mbeturinat:
Mos hidhni bishta cigaresh të ndezur apo ambalazhe qelqi në natyrë, pasi ato mund të shkaktojnë zjarre pa dashje.
Kujdesi shëndetësor:
Kufizoni lëvizjet në diell dhe qëndroni të hidratuar.
Raportimi i menjëhershëm (Pa pagesë) kur vërehet tymi ose zjarri fillestar.
Në rast të vërejtjes së ndonjë vatre zjarri ose tymi, bëni përpjekje për shuarjen e zjarrit në mënyrë të sigurte, njëherish lajmëroni menjëherë autoritetet në numrta 24/7 pa pagesë:
112 – Numri Unik Emergjent
192 – Policia e Kosovës
193 –Zjarrfikësit shpëtues
Agjencia e Menaxhimit Emergjent mbetet e përkushtuar me gatishmëri të lartë, dhe rikujton se shkaktimi i qëllimshëm i zjarreve apo nga pakujdesia, përbën vepër penale dhe do të ndiqet nga organet e zbatimit të ligjit.
Vetëdija dhe kujdesi i secilit prej nesh mbron jetën, pronën dhe pasurinë tonë kombëtare.