Të premten dorëzohet kallëzim penal në Prokurori ndaj kryeparlamentarit Dimal Basha
Ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini, ka njoftuar se të premten në Prokurorinë Speciale do të dorëzohet kallëzimi penal dhe padia ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Sipas Gjinit padia ndaj kryetarit të Kuvendit Basha, lidhet se këto pretendime i ka theksuar në një revistë shkencore…

Lajme
Ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini, ka njoftuar se të premten në Prokurorinë Speciale do të dorëzohet kallëzimi penal dhe padia ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.
Sipas Gjinit padia ndaj kryetarit të Kuvendit Basha, lidhet se këto pretendime i ka theksuar në një revistë shkencore në një Universitet në SHBA, po ashtu sipas avokatit thuhet se Dimal Basha ka bashkëpunuar me një autore dhe kanë përhapur fakte kundër UÇK, duke dhënë informata kështu autores në publikimin e revistës kundër popullatës shqiptare.
“Unë si avokat dhe një përfaqësues i UÇK te premten do të procedojmë kallëzimin penal e ku do të kërkojmë qe gjatë hetimit te kësaj çështje te marrim ne tërësi revistën e publikuar dhe do te kërkojmë nga prokuroria speciale qe Dimal Bashës te ju ndalohet ushtrimi i pozitës se kryeparlamentarit përderisa çështja te trajtohet dhe te hetohet nga prokuroria speciale e ku universiteti amerikan do te na siguroje revistën shkencore dhe do shpërfaqet vepra penale qe ka kryer Dimal Basha”, ka thënë Gjini. /Lajmi.net/