Takim i nivelit të lartë në Mitrovicën e Veriut, zëvendëskomandanti i KFOR-it te Radojeviqi
Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Federico Collina, ka zhvilluar takim me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, në objektin e komunës. Në takim ishte i pranishëm edhe shefi i shtabit të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU), nënkoloneli Massimo Ienco. KFOR-i nuk ka bërë të ditura detajet e temave që janë diskutuar gjatë takimit, por…
Lajme
Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Federico Collina, ka zhvilluar takim me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, në objektin e komunës.
Në takim ishte i pranishëm edhe shefi i shtabit të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU), nënkoloneli Massimo Ienco.
KFOR-i nuk ka bërë të ditura detajet e temave që janë diskutuar gjatë takimit, por ka thënë se ai shërbeu si mundësi për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe forcimin e bashkëpunimit.
“Gjatë takimit, gjeneral brigade Collina paraqiti një pasqyrë të aktiviteteve të KFOR-it dhe rikonfirmoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Sipas KFOR-it, misioni vazhdon të zbatojë mandatin e tij në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, me synim kontributin në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes.
KFOR-i theksoi se këtë mandat e ushtron në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse në fushën e sigurisë. /Lajmi.net/