Sveçla priti sot në takim ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim njoftues ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven. Në këtë takim ministri Sveçla e uroi ambasadoren Boven për detyrën e re duke e falënderuar kështu edhe për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Holanda për Republikën e Kosovës. Ai e njoftoj Boven…
Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim njoftues ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven.
Në këtë takim ministri Sveçla e uroi ambasadoren Boven për detyrën e re duke e falënderuar kështu edhe për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Holanda për Republikën e Kosovës.
Ai e njoftoj Boven për prioritetet në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe për rezultatet e punës së institucioneve tona në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cenon sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë.
Duke vlerësuar lartë raportet ndërshtetërore, ministri Sveçla vlerësoi mbështetjen që ka ofruar Holanda për Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të projekteve të ndryshme dhe në kuadër të kësaj edhe ambasadorja Boven rikonfirmoj vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje.