Super-talenti shqiptar kërkohet nga Interi

Rocco Vata është një ndër lojtarët më premtues në futbollin evropian. Rocco hodhi një tjetër hap të madh në karrierën e tij, duke debutuar me skuadrën e parë të Celtic në Skoci në moshën 17-vjeçare në fillim të këtij viti. Ai luan si mesfushor derisa është i biri i ish-kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Rudi…

Sport

05/12/2023 12:52

Rocco Vata është një ndër lojtarët më premtues në futbollin evropian.

Rocco hodhi një tjetër hap të madh në karrierën e tij, duke debutuar me skuadrën e parë të Celtic në Skoci në moshën 17-vjeçare në fillim të këtij viti.

Ai luan si mesfushor derisa është i biri i ish-kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata.

Rocco momentalisht e përfaqëson Irlandën U-21.

Së fundmi, një lajm i bujshëm vjen nga Skocia.

“Daily Record” ka raportuar se Interi kërkon të afrojë në klub Rocco Vatën, shkruan lajmi.net.

Skautët e zikaltërve ishin të pranishëm në stadium për ta parë nga afër talentin shqiptar.

Ai luajti kundër Lacios në Itali në kuadër të Youth League, i cili është edhe ekuivalenti i Ligës së Kampionëve për grupmoshat U19.

Kontrata e Vatës me Celticun përfundon në verën e ardhme, çka e do të bënte të mundur transferimin e tij drejt “San Siro”-s për vetë 350 mijë euro.

Vata ende nuk ka vendosur nëse do ta përfaqësojë Shqipërinë apo Irlandën për Kombëtaren A.

Ai luan si mesfushor derisa është i biri i ish-kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata. /Lajmi.net/