Interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Trepça – Prishtina
Sot me fillim nga ora 17:15 do të fillojë dueli ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, në kuadër të serisë së gjysmëfinaleve të Superligës së Kosovës në basketboll. Ky do të jetë takimi i katërt në mes të mitrovicasve dhe kryeqytetasve, me këta të fundit udhëheqin 2-1 me ndeshje. Nëse Prishtina e fiton këtë ballafaqim në ‘Minatori’,…

Sport
Sot me fillim nga ora 17:15 do të fillojë dueli ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, në kuadër të serisë së gjysmëfinaleve të Superligës së Kosovës në basketboll.
Ky do të jetë takimi i katërt në mes të mitrovicasve dhe kryeqytetasve, me këta të fundit udhëheqin 2-1 me ndeshje.
Nëse Prishtina e fiton këtë ballafaqim në ‘Minatori’, atëherë kualifikohet në finale, ku do të ndeshet me Pejën e cila u kualifikua aty pasi eliminoi Golden Eagle Yllin, 3-1 me ndeshje.
Nëse Trepça fiton, atëherë barazohet seria e ndeshjeve gjysmëfinale në 2-2 dhe dueli vendimtar do të jetë në mesjavë në Prishtinë.
E për këtë super ndeshje interesimi është tejet i madh, teksa në rrjet janë shpërndarë foto ku shihen shumë tifozë që presin me radhë për të siguruar një biletë.
Ndërsa, klubi mitrovicas kanë njoftuar që tashmë janë shitur të gjitha biletat./Lajmi.net/