Sulmoi zyrtarët policorë, prokurori urdhëron dërgimin e të dyshuarit në repartin psikiatrik

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 qershor 2026, rreth orës 23:25, në rrugën “Fatime Xhaka” në Prishtinë. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar pasi…

Lajme

13/06/2026 08:58

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 qershor 2026, rreth orës 23:25, në rrugën “Fatime Xhaka” në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj zyrtarëve policorë, ndërsa si pasojë e incidentit njëri nga policët ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka vendosur që i dyshuari të dërgohet për trajtim në repartin psikiatrik, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga autoritetet përkatëse. /Lajmi.net/