Sulmohet fizikisht një polic në Prishtinë: Arrestohen 3 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, janë arrestuar tre persona pasi njëri nga ta kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, kurse dy të tjerët i kishin penguar policët në kryerje të detyrës. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se si pasojë e sulmit fizik, një zyrtar policor ka…

Lajme

07/07/2024 09:31

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, janë arrestuar tre persona pasi njëri nga ta kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, kurse dy të tjerët i kishin penguar policët në kryerje të detyrës.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se si pasojë e sulmit fizik, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt’, thuhet në raportin 24-orësh./Lajmi.net