Specialja njofton edhe në X: Nesër nga ora 10:00 aktgjykimi në rastin tjetër ndaj Thaçit dhe të tjerëve, transmetohet online në tri gjuhë
Gjykatësi e ka caktuar për nesër shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë në çështjen e dytë të Hashim Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë. Gjykata Speciale njoftoi se për çështjen e Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, aktgjykimi do të shpallet në orën 10:00 sipas kohës së…
Lajme
Gjykatësi e ka caktuar për nesër shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë në çështjen e dytë të Hashim Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë.
Gjykata Speciale njoftoi se për çështjen e Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, aktgjykimi do të shpallet në orën 10:00 sipas kohës së Europës Qendrore (CET).
“Seanca publike do të transmetohet gjithashtu me një vonesë prej 10 minutash në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe. Transmetimi me video mund të ndiqet nga çdo vend përmes faqes së internetit ose YouTube-it, në lidhjet e mëposhtme”, thuhet në postimin e gjykatës në X, ku shtohen edhe linqet e transmetimit në tri gjuhë.
The Single Trial Judge has scheduled the pronouncement of the trial judgment in the case of the Specialist Prosecutor v. Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu and Hajredin Kuçi for 17 November 2026 at 10:00 CET.
The public hearing will also be broadcast with a 10-minute delay in Albanian, English and Serbian. The video stream can be accessed from anywhere via the website or YouTube at the following links:
• https://t.co/0QWmuUM4pE
• https://t.co/mmqjKnrINd
• https://t.co/DqtUkrxjQ2• https://t.co/i0tkDElHtP
• https://t.co/jiCsrM1RIH
• https://t.co/y0lKjGEy5b— Kosovo Specialist Chambers (@SpecialChambers) November 16, 2026