Sot zhvillohen ndeshje tejet interesante, vëmendja në derbin Atletico Madrid – Real Madrid

Sot vazhdojnë ndeshjet në kuadër të ligave më të mëdha evropiane. Udinese – Inter do të jetë ndeshja hapëse e kësaj të diele, transmeton lajmi.net. ‘Nerazzurrët’ do kërkojnë tri pikët, sot në udhëtim, me fillim nga ora 12:30. Arsenali do përballet me skuadrën e Brentfordit, nga ora 13:00. Sot priten të zhvillohen ndeshje mjaft interesante,…

Sport

18/09/2022 08:18

Sot vazhdojnë ndeshjet në kuadër të ligave më të mëdha evropiane.

Udinese – Inter do të jetë ndeshja hapëse e kësaj të diele, transmeton lajmi.net.

‘Nerazzurrët’ do kërkojnë tri pikët, sot në udhëtim, me fillim nga ora 12:30.

Arsenali do përballet me skuadrën e Brentfordit, nga ora 13:00.

Sot priten të zhvillohen ndeshje mjaft interesante, më vëmendjen tërësish te derbi madilenë Atletico – Real.

Sonte me fillim nga ora 21:00 ‘Mbretërit’ do të jenë mysafir të ‘Los colchoneros’ për derbin e parë madrilenë të këtij sezoni.

Të dy skuadrat janë në një periudhë të mirë, andaj pritet spektakël në ‘Civitas Metropolitano’.

Milani do pres në shtëpi Napolin, nga ora 20:45.

Edhe ky ballafaqim cilësohet si kryendeshja e javës në Serie A.

Ndeshje të tjera në ligën italiane janë ato ndërmjet Monza – Juventus (15:00) dhe Roma – Atalanta (18:00).

PSG gjithashtu do ketë përballje të vështirë këtë xhiro, pasi luajnë në udhëtim te Lyon.

Kjo superndeshje në Ligue 1 fillon nga ora 20:45./Lajmi.net/