Shpend Gjocaj i AAK-së “shpërthen” ndaj komenteve në rrjete sociale: Debati po degradohet në fyerje personale

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës, Shpend Gjocaj, ka reaguar ashpër ndaj komenteve që, sipas tij, janë bërë në rrjete sociale ndaj figurës së tij dhe qëndrimeve politike. Në një deklarim publik, Gjocaj ka thënë se në disa raste është përballur me gjuhë fyese dhe ofenduese, duke theksuar se një pjesë e diskutimeve në…

Lajme

15/06/2026 22:35

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës, Shpend Gjocaj, ka reaguar ashpër ndaj komenteve që, sipas tij, janë bërë në rrjete sociale ndaj figurës së tij dhe qëndrimeve politike.

Në një deklarim publik, Gjocaj ka thënë se në disa raste është përballur me gjuhë fyese dhe ofenduese, duke theksuar se një pjesë e diskutimeve në rrjete sociale kanë degraduar në sulme personale.

Ai ka deklaruar se nuk ka qëllim të ofendojë familjet e askujt, por ka shtuar se nuk do të tolerojë, siç u shpreh ai, shpifje dhe fyerje ndaj tij në hapësirën publike.

“Unë nuk ofendoj familje dhe nuk kam nevojë të përdor gjuhë të tillë, por është e turpshme ajo që po ndodh në rrjete sociale. Nuk mund të vazhdohet me fyerje dhe etiketime personale,” ka deklaruar ai, duke reaguar ndaj komenteve të bëra për të dhe figurën e tij politike.

Gjocaj ka shtuar se do të vazhdojë të mbajë qëndrimet e tij politike, pavarësisht reagimeve dhe kritikave që, sipas tij, shpesh kalojnë kufijtë e debatit normal publik. /Lajmi.net/