Shefi i NATO-s: Pavarësisht kundërshtimit të Turqisë, presim anëtarësimin e shpejtë të Suedisë e Finlandës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është i sigurt për një pranim të shpejtë të Suedisë dhe Finlandës në aleancën ushtarake, pavarësisht nga vetoja e përkohshme e Turqisë.

Bota

19/05/2022 18:54

“Kam besim se do të arrijmë në një vendim të shpejtë për të mirëpritur Finlandën dhe Suedinë në familjen e NATO-s”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen në Kopenhagë.

Por shefi i NATO-s theksoi gjithashtu se interesat e sigurisë dhe shqetësimet e të gjithë aleatëve duhet të merren parasysh.

“Edhe në rast se Turqia vazhdon të bllokojë pranimin e Suedisë, nuk do të ketë procedurë të veçantë për Finlandën”, tha Stoltenberg.

“Suedia dhe Finlanda kanë aplikuar së bashku. Ne po e trajtojmë këtë si një procedurë kolektive”, shtoi ai.

Kryeministrja danez Frederiksen shprehu gjithashtu optimizëm për zgjerimin e NATO-s pas pushtimit rus të Ukrainës, duke thënë se të 30 vendet e NATO-s, përfshirë Turqinë, kanë interes në forcimin e aleancës./ATSH