Serbia s’e lejon ministrin Çeku të futet në Preshevë
Serbia nuk e ka lejuar sërish hyrjen e ministrit Hajrullah Çeku në Preshevë. Kështu ka njoftuar kryetarja e kësaj komune Ardita Sinani, e cila tha se diskriminimi ndaj shqiptarëve po vazhdon. Kjo është hera e dytë që ministrit Çeku i ndalohet të vizitojë Preshevën. “Ky është një tjetër akt i politikës nacionaliste serbe, e cila…

Lajme
Serbia nuk e ka lejuar sërish hyrjen e ministrit Hajrullah Çeku në Preshevë.
Kështu ka njoftuar kryetarja e kësaj komune Ardita Sinani, e cila tha se diskriminimi ndaj shqiptarëve po vazhdon.
Kjo është hera e dytë që ministrit Çeku i ndalohet të vizitojë Preshevën.
“Ky është një tjetër akt i politikës nacionaliste serbe, e cila fshihet pas një fasade pro-evropiane, por në realitet ushqen një regjim autoritar që shkel të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve”, ka shkruar Sinani.
Tutje ajo ka thënë se ky regjim vazhdon të përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeostrategjike, teksa shqiptarët e Luginës përballen me diskriminim dhe izolim.
“Presheva është e vendosur të mbajë lidhjet me të gjitha vendbanimet shqiptare dhe të forcojë bashkëpunimin me Kosovën e Shqipërinë. Përpjekjet për të na penguar vetëm na bëjnë më të fortë”, ka shkruar Sinani në rrjetin e saj social në Facebook. /Lajmi.net/