Sekuestrohen katër vetura me targa franceze në Ferizaj, kërkoheshin nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës ka lokalizuar dhe sekuestruar katër vetura me targa franceze, të cilat ishin në një auto-sallon. Automjetet ishin në kërkim nga organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë, INTERPOL që nga 30.06.2023. Ndërsa rasti është duke u hetuar nga policia. “Ferizaj  30.06.2023 – NN. Njësia përkatëse policore ka arritur të lokalizojë dhe të sekuestrojë…

Lajme

24/04/2024 11:13

Policia e Kosovës ka lokalizuar dhe sekuestruar katër vetura me targa franceze, të cilat ishin në një auto-sallon.

Automjetet ishin në kërkim nga organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë, INTERPOL që nga 30.06.2023.

Ndërsa rasti është duke u hetuar nga policia.

“Ferizaj  30.06.2023 – NN. Njësia përkatëse policore ka arritur të lokalizojë dhe të sekuestrojë katër automjete me targa franceze, të cilat ishin në një auto-sallon. Rasti është duke u hetuar.” /Lajmi.net/