Rritet numri i bizneseve të reja në Kosovë në gjashtëmujorin e parë të 2026, mbi 6,800 kompani të regjistruara sipas ARBK-së

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se, sipas të dhënave zyrtare të Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, është shënuar rritje e numrit të bizneseve të reja të regjistruara gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Sipas statistikave të ARBK-së, nga…

Lajme

29/06/2026 19:57

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se, sipas të dhënave zyrtare të Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, është shënuar rritje e numrit të bizneseve të reja të regjistruara gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Sipas statistikave të ARBK-së, nga data 1 janar deri më 29 qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 6,834 biznese të reja, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2025 ishin regjistruar 6,545 biznese.

Kjo paraqet një rritje prej 289 biznesesh më shumë krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit paraprak.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, së bashku me ARBK-në, kanë theksuar përkushtimin për krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin e sektorit privat, si dhe për promovimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në vend. /Lajmi.net/