Rritet interesimi për zgjedhjet, pjesëmarrja deri në ora 09:00 më e lartë se në dhjetor 2025
Procesi i votimit në zgjedhjet e sotme ka nisur me një interesim më të madh të qytetarëve krahasuar me zgjedhjet e mbajtura në dhjetor të vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara, deri në orën 09:00 të mëngjesit të 7 qershorit 2026, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 59,590 qytetarë, që përbën 3.04 për…
Lajme
Procesi i votimit në zgjedhjet e sotme ka nisur me një interesim më të madh të qytetarëve krahasuar me zgjedhjet e mbajtura në dhjetor të vitit 2025.
Sipas të dhënave të publikuara, deri në orën 09:00 të mëngjesit të 7 qershorit 2026, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 59,590 qytetarë, që përbën 3.04 për qind të trupit votues.
Në zgjedhjet e dhjetorit 2025, në të njëjtën periudhë kohore, kishin votuar 52,785 qytetarë, apo 2.64 për qind e votuesve.
Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, kjo nënkupton se sot deri në orën 09:00 kanë votuar 6,805 qytetarë më shumë, që përkthehet në një rritje prej rreth 12.9 për qind të pjesëmarrjes në orët e para të procesit zgjedhor.
Shifrat tregojnë një mobilizim më të madh të elektoratit në nisje të ditës së votimit, ndërsa mbetet të shihet nëse ky trend do të vazhdojë edhe gjatë orëve në vijim. /Lajmi.net/