Rrahen mes vete dy punëtorë të Telekomit
Një përleshje mes dy personave, saktësisht dy punëtorëve të Telekomit të Kosovës. Kjo përleshje ka ndodhur jashtë objekteve të Telekomit, dhe në lidhje me rastin ka inicuar rast edhe Policia e Kosovës. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Udhëheqësi i Zyrës për Komunikim në Telekom, Fadil Lepaja. “Sipas informacionit që posedojmë, ka ndodhur një…

Lajme
Një përleshje mes dy personave, saktësisht dy punëtorëve të Telekomit të Kosovës.
Kjo përleshje ka ndodhur jashtë objekteve të Telekomit, dhe në lidhje me rastin ka inicuar rast edhe Policia e Kosovës.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Udhëheqësi i Zyrës për Komunikim në Telekom, Fadil Lepaja.
“Sipas informacionit që posedojmë, ka ndodhur një përleshje jashtë objekteve të Telekomit. Policia e Kosovës ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka hapur rast për veprën penale të kategorizuar si “Sulm””, ka thënë ai.
Ai ka thënë se ende nuk dihet arsyeja e saktë e incidentit, ndërkaq po e vlerësojnë nëse duhet të merren masa.
“Ende nuk e dimë arsyen e saktë të incidentit. Vetëm pas sqarimit të plotë të situatës dhe rrethanave, kompania mund të vlerësoj nëse është e nevojshme të merren masa shtesë edhe brenda kompanisë, në harmoni me obligimet ligjore dhe .rregulloret e brendshme”, ka thënë Lepaja për lajmi.net.
Rastet e rrahjeve dhe të sulmeve mes zyrtarëve në vendin tonë nuk janë të rralla, por deri tani të rralla janë rastet kur merren masa ndaj tyre. /Lajmi.net/