Rodrigo De Paul kërkohet nga Juventusi

Juventusi synon që gjatë afatit kalimtar të janarit, ta forcojë mesfushën. Torienzët janë duke i monitoruar disa mesfushorë, por, sipas medieve italiane, Rodrigo De Paul i Atletico Madridit, është ëndrra e Juves. “Calciomercato.it” të hënën shkruan se reprezentuesi argjentinas kërkohet nga “Zonja e Vjetër” për shkak të përvojës së madhe dhe cilësive teknike që posedon…

Sport

06/12/2023 11:53

Juventusi synon që gjatë afatit kalimtar të janarit, ta forcojë mesfushën.

Torienzët janë duke i monitoruar disa mesfushorë, por, sipas medieve italiane, Rodrigo De Paul i Atletico Madridit, është ëndrra e Juves.

“Calciomercato.it” të hënën shkruan se reprezentuesi argjentinas kërkohet nga “Zonja e Vjetër” për shkak të përvojës së madhe dhe cilësive teknike që posedon lojtari.

Madje, Juve është e bindur se De Paul është lojtar ideal për të qenë pjesë e skuadrës së Massimiliano Allegrit.

Krerët e skuadrës italiane, thuhet se janë duke u përgatitur të nisin negociatat me Atletico Madridin për transferimin e kampionit të botës me Argjentinën qysh në tregun e këtij dimri.