Rinumërimi i votave vazhdon në QNR, mbi 50% e vendvotimeve të përfunduara

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvend, sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur rinumërimin. Që nga fillimi i procesit, të martën më 13 janar 2026, në ora 18:00, dhe deri të premten, më 23 janar 2026,…

Lajme

23/01/2026 18:18

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvend, sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur rinumërimin.

Që nga fillimi i procesit, të martën më 13 janar 2026, në ora 18:00, dhe deri të premten, më 23 janar 2026, në ora 16:00, janë rinumëruar mbi 52% të vendvotimeve, konkretisht 1,342 nga 2,557 vendvotime të parashikuara për rinumërim, raporton lajmi.net

Sipas të dhënave të KQZ-së, rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 21 komuna.

Rezultatet e rinumërimit do të publikohen në kohë reale në platformën e KQZ-së për rezultate, në hapësirën QNR > Rinumërim: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org, ku do të shfaqen rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi./Lajmi.net/