Rikthehet kufizimi i qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në autostradë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, janë plotësuar sërish kushtet për zbatimin e vendimit për kufizimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë. “Në autoudhë kufizimi do të zbatohet…

Lajme

19/07/2026 08:24

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, janë plotësuar sërish kushtet për zbatimin e vendimit për kufizimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.

“Në autoudhë kufizimi do të zbatohet nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara arrijnë 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim.

Ministria do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të temperaturave dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim lidhur me zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.