Rasti i grantit, Peci ngrit kallzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe disa zyrtarëve të LDK-së

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci  ka njoftuar se ka ngritur kallxim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe disa zyrtarëve të LDK-së. Peci përmes një njoftimi në Facebook është shprehur se sipas ekipit të ekspertëve të tyre, këta dhe LDK-ja konsumuan vepra penale si “mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim…

Lajme

22/11/2024 20:47

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci  ka njoftuar se ka ngritur kallxim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe disa zyrtarëve të LDK-së.

Peci përmes një njoftimi në Facebook është shprehur se sipas ekipit të ekspertëve të tyre, këta dhe LDK-ja konsumuan vepra penale si “mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh”.

“Me prova materiale e dëshmitarë! Kallxim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe të tjerëve. Sipas ekipit të ekspertëve tanë këta dhe LDK-ja konsumuan këto vepra penale si mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh”.

“Të lartëpërmendurit, deshën të konstruktojnë fabrikime duke tentuar t’i shtyejnë fermerët të deklarojnë se përkrahja e marrë në mënyrë meritore, nuk ishte e tillë, por e përfituar me anë të ryshfetit! Njollosja e fermerëve meritorë e qeverisjes transparente, nuk kalon”, ka shkruar Peci./Lajmi.net/