Raportimet se AKR u largua nga koalicioni me Listën për Familjen, Pacolli: Ende jo, por ka probleme që duhet të zgjidhen
Sot në media është raportuar se partia që drejtohet nga Behgjet Pacolli është larguar nga koalicioni me Listën për Familjen që përbëhet nga këto parti dhe PD. Behgjet Pacolli në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se kjo nuk ka ndodhur ende por ka probleme, shkruan lajmi.net. “Ende jo por të jem i sinqertë kemi…
Lajme
Sot në media është raportuar se partia që drejtohet nga Behgjet Pacolli është larguar nga koalicioni me Listën për Familjen që përbëhet nga këto parti dhe PD.
Behgjet Pacolli në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se kjo nuk ka ndodhur ende por ka probleme, shkruan lajmi.net.
“Ende jo por të jem i sinqertë kemi probleme që duhet të zgjidhen”, ka thënë Pacolli për lajmi.net.
Sipas raportimeve në media, ky koalicion është prishur për arsye se i pari i AKR-së ka kërkuar numrin 1 në listën e votimeve, kurse Eman Rrahmani nga kjo listë ka refuzuar.