Rama: Zjarri në malin e Krujës u mbyll pa viktima, “heronjtë tanë” shmangën një tragjedi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas situatës së rëndë të krijuar nga zjarri në malin e Krujës, duke bërë të ditur se beteja me flakët është mbyllur pa viktima dhe pa dëme në banorë. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama tha se nga zjarri është shkrumbuar vetëm një magazinë, ndërsa asnjë…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas situatës së rëndë të krijuar nga zjarri në malin e Krujës, duke bërë të ditur se beteja me flakët është mbyllur pa viktima dhe pa dëme në banorë.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama tha se nga zjarri është shkrumbuar vetëm një magazinë, ndërsa asnjë banor nuk ka pësuar dëmtime.
Ai vlerësoi punën e forcave zjarrfikëse, ushtarake dhe policore, të cilat u angazhuan gjatë natës për shuarjen e zjarrit, në kushte të vështira për shkak të erës dhe pamundësisë për përdorimin e mjeteve ajrore.
“Respekt dhe mirënjohje për heronjtë tanë të vijës së zjarreve të këtij gushti sfidues, ku mbrëmë banorët e Krujës panë se nuk ishin vetën në orët e tyre tejet të vështira”, shkroi mes tjerash Rama.