​Rama uron besimtarët myslimanë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. “MIRËMËNGJES GËZUAR FITËR BAJRAMIN”, shkruan Rama. Mijëra besimtarë shqiptarë kryen faljen e namazit që nisi në orën 06:55 në të gjitha qytetet nëpër xhami e sheshe kryesore. Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në…

Lajme

10/04/2024 08:44

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

“MIRËMËNGJES

GËZUAR FITËR BAJRAMIN”, shkruan Rama.

Mijëra besimtarë shqiptarë kryen faljen e namazit që nisi në orën 06:55 në të gjitha qytetet nëpër xhami e sheshe kryesore.

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Kremtimet e Fitër Bajramit shënojnë edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku familjarë e miq mblidhen bashkë për lutje dhe për të ngrënë drekën e Fitër Bajramit.