Rama reagon pas dhunës para Komunës së Prishtinës: Plotësisht e papranueshme, organet e drejtësisë ta trajtojnë rastin me përgjegjësi
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas incidentit të dhunshëm që ndodhi sot para objektit të Komunës së Prishtinës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama e ka quajtur ngjarjen “plotësisht të papranueshme dhe të dënueshme”, duke kërkuar që institucionet e drejtësisë të veprojnë me përgjegjësi, raporton lajmi.net “Dhuna që…

Lajme
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas incidentit të dhunshëm që ndodhi sot para objektit të Komunës së Prishtinës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama e ka quajtur ngjarjen “plotësisht të papranueshme dhe të dënueshme”, duke kërkuar që institucionet e drejtësisë të veprojnë me përgjegjësi, raporton lajmi.net
“Dhuna që ka ndodhur sot para objektit të Komunës së Prishtinës është plotësisht e papranueshme dhe e dënueshme. Institucionet publike duhet të mbesin hapësira të dialogut e bashkëpunimit, jo të përplasjeve. Ne presim që organet e drejtësisë ta trajtojnë rastin me përgjegjësi”, ka shkruar Rama./Lajmi.net/