Rama: Qeveria ka obligim kushtetues dhe ligjor të trajtoj buxhetin e kryeqytetit pa diskriminim politik – Prishtina nuk është pronë e askujt

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar në lidhje me mospërfshirjën e buxhetit të kryeqytetit në buxhetin e vitit 2026, për çka ka thënë se nëse e bën këtë, nuk është vonesë administrative por vendim politik. Ai ka thënë se buxheti i Prishtinës është miratuar në Asamblenë e Kryeqytetit, me të gjitha specifikat teknike…

Lajme

18/02/2026 11:59

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar në lidhje me mospërfshirjën e buxhetit të kryeqytetit në buxhetin e vitit 2026, për çka ka thënë se nëse e bën këtë, nuk është vonesë administrative por vendim politik.

Ai ka thënë se buxheti i Prishtinës është miratuar në Asamblenë e Kryeqytetit, me të gjitha specifikat teknike dhe ligjore, dhe është dorëzuar sipas procedurave. Rama ka shtuar se çdo justifikim për mospërfshirje bie poshtë kur dokumentacioni është i plotë dhe në përputhje me ligjin.

Në lidhje me këtë, Rama ka shtuar disa pyetje.

“Pse nuk po përfshihet në Buxhetin e vitit 2026?”, “A është kjo hakmarrje politike?”, “A është tentativë për ta bllokuar zhvillimin e Kryeqytetit?”, “A po përdoret buxheti si mjet presioni ndaj qytetarëve të Prishtinës?”, ka pyetur Rama.

Ai ka thënë se Qeveria ka obligim kushtetues dhe ligjor të trajtojë buxhetin e Kryeqytetit pa diskriminim politik dhe se sipas tij, çdo veprim ndryshe është shkelje e parimit të barazisë institucionale dhe goditje direkte ndaj qytetarëve.

“Prishtina nuk është pronë e askujt. Është Kryeqyteti i Republikës dhe meriton trajtim institucional, jo kalkulime partiake. Nëse Qeveria zgjedh ta mbajë peng buxhetin e 2026-tës, atëherë le ta thotë hapur: Po i ndëshkon qytetarët për arsye politike! Qytetarët e Prishtinës meritojnë përgjigje!”, ka shtuar Rama. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: